Pa Gjurmë- Bluza e gjakosur dhe misteri i zhdukjes në Santorini të Sokol Kozicit.

Report TV 2018-12-04

Views 10

Pjesa e dyte Dt 4 Dhjetor Sokol Kozici ishte emigrant, i cili kishte pothuajse një dekadë që jetonte dhe punonte ne Greqi. I pajisur me një kartë 10-vjecare rreth një javë para zhdukjes, vendodhja e fundit ishte San Torini. Atje ai punonte, ndërsa një vit para humbjes së mistershme kishte mundur të pajisej me kartën 10-vjecare. Sokoli ishte i martuar dhe ka dy djem, njëri 10 dhe tjetri 20 vjec. Në Starovë të Pogradecit, familja ka 3 vite që pret të dijë për fatin e 47 vjecarit, i cili prej vitesh e bënte vajtje-ardhje rrugën Shqipëri-Greqi për një jetë më të mirë. Si gjithnjë komunikonte shpesh me familjen duke i njoftuar se ishte mirë dhe vazhdonte punën në ndërtim.

Atë ditë nga zhdukja e tij në tetor të vitit 2015, foli fillimisht me të shoqen, e cila e dalloi nga zëri që fliste ulët dhe si i frikësuar. Më pas flet dhe me të vëllain të cilit i kërkon të shkonin ta merrnin. Kur familjarët u bënë gati për t?u nisur drejt Greqisë, Sokoli i rimerr në telefon duke i pohuar se nuk asnjë problem dhe se do të vijonte të qëndronte ende në San Torini.

Më datë 30 tetor vjen një lajm i papritur nga policia e Greqisë, se një grua kishte gjetur në një stol të braktisur, në parkun nacional dokumentat dhe një bluzë, sende personale që i përkisnin Sokolit, por ai nuk gjendej askund. Lajmi bëhet edhe më tronditës kur familjarët mësojnë se pas këqyrjes së zonës nga Policia dhe marrjes së analizave të ADN-së në bluzën e gjetur me njolla gjaku, bëhej fjalë për Sokolin.

Me vajtjen e familjarëve në Greqi policia u deklaron se nga verifikimet ne vendgjarje nuk kishte mbetje fizike. Familjarët pyetën pronarët grekë ku kishte punuar së fundmi Sokoli, ndërsa u pohohet se e kishin nisur për në Shqipëri me traget. Familjarët kërkojnë të hapen kamerat e sigurisë, por nuk ndodhi një gjë e tillë.

Pas afro 6 muaj nga ngjarja, një tjetër telefonatë për familjarët nga Greqia, me kërkesën e policisë që ata të shkonin të merrnin eshtrat që i përkisnin Sokolit. Rasti u bë publik edhe ne emisionin Fosto Tunel në Greqi, por aty pervec nxjerrjes së pasaportës nuk pati më asnjë informacion. Me dyshimet e vazhdueshme pohuar dhe nga policia Greke se Sokoli mund të jetë vrarë, familjarët kërkojnë të dijnë të vërtetën, pasi nuk iu përgjigjen as thirrjes së policisë për të shkuar Greqi për eshtrat.

Bashkëshortja e tij, Entela Kozici ka rrëfyer në studion e ?Pa Gjurmë? se më datë 20 tetor ai i kishte thënë përmes një telefonate se ajo duhej të tërhiqte paratë që ai ia kishte transferuar. Duke rrëfyer peripecitë e saj, ajo tregoi se kishte bërë sikurse i kishte thënë ai dhe i kishte tërhequr 400 eurot e transferuara. Entela tha se në momentin që tërhoqi paratë, ajo e kuptoi se diçka nuk shkonte me bashkëshortin e saj.

?Iki tek banka, i thashe kam ardhur po pres çfarë do më thuash, mbylle telefonin më tha, prit kur të marr unë. Më pas më mori, më tha që i kishte transferuar lekët. Fliste si i trembur, dyshova tek telefonata e tij, ai nuk donte madje t?i thoja as të tjerëve?, trego...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS