Dramë në familjen Selenica, pas humbjes së fëmijës që çifti prisnin, bashkëshortja mëson edhe për vdekjen e të shoqit. Kishte thuajse dy javë i humbur dhe ajo nuk rreshti së kërkuari në emisionin ?Pa gjurmë? të gazetares Odeta Dume, bashkëshortin 34-vjecar, i cili u zhduk më 4 maj të këtij viti. Trupi i pajetë i Martin Selenit nga Vlora u gjet në lagjen 1 Maji në Vlorë, një ditë më parë, rreth orës 17:50 në një banesë të braktisur, gjysmë i dekompozuar. Nga hetimet e para dyshohet se i riu ka ndërruar jetë si pasojë e konsumit të lëndëve narkotike. Në nje gjendje të rënduar bashkëshortja gjen forcën për të treguar në ?Pa gjurmë? cila ishte parandjenja kur takoi për herë të fundit Martinin.Më 4 maj Seleni shkoi të merrte pagën në bankë, por nuk u kthye më në shtëpi dhe familjarët kryen denoncimin në polici e më pas u bënë pjesë në emisionin "Pa Gjurmë".Një tjetër e humbur që u denoncua në emisonin ?Pa gjurmë? fatmirësisht është kthyer në familje. 32-vjecarja Jonilda Metaj me profesion avokate u zhduk papritur të martën e kaluar më datë 12 maj. Në një lidhje telefonike live në studion e emisionit ?Pa gjurmë?, nëna e saj Sherife Metaj tha se 32-vjecarja ishte parë duke hipur në një furgon, ndërsa vuri në dispozicion edhe një video nga kamerat e sigurisë, që treguan lëvizjen e fundit të 32-vjeçares. Pas apelit të bërë në studion e emisionit familjarët arritën në gjurmët e vajzës, në Tiranë. Jonilda u gjet të shtunën më datë 16 maj ndërsa pasi kishte marrë furgonin kishte mbërritur në kryeqytet. 32-vjecarja ka mbaruar juridikun dhe ka edhe një zyrë avokatie në qytetin e Vlorës. Nëna në ?Pa gjurmë? ndan me publikun lajmin e mire.Pasi u njoftua se po kërkohej në ?Pa gjurmë? një tjetër e humbur rilidh kontaktet me familjen. Pasi ka parë emisionin në youtube, Anita Tafani që humbi kontaktet me familjen 5 vite më parë i ka telefonuar menjëherë motrës, Anila me kërkesë të së cilës u trajtua edhe kjo histori. Kjo e funidit e kërkoi në emisionin ?Pa gjurmë? duke rrëfyer edhe historinë e largimit drejt Greqisë të së motrës, 32 vjeçe, e cila la pas edhe një vajzë të vogël duke u nadrë edhe nga bashkëshorti. E motra Anila rrëfen telefonatën e shumëpritur nga Anita, pas 5 vitesh nga zhdukja e nënës së një vajze. Ajo jeton në Athinë të Greqisë.Stafi i emisionit ?Pa gjurmë? vijon ende kërkimet për të tjerë të humbur të denoncuar, për t?i dhënë lajme të mira qindra familje që janë në pritje për të mësuar mbi fatin e familjarëve të zhdukur.
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:30 në ekranin e Report Tv