Report TV - Misteri i zhdukjes së ish-prokurorit të Berishës, Besnik Muço

Report TV 2018-05-09

Views 0

Para se të niste ushtrimin e profesionit të avokatit, Besnik Muço, i zhdukur që prej datës 2 nëntor 2017, kur u nis me traget drejt Italisë, ka punuar për një kohë të gjatë si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, dhe më pas ai u emërua në Prokurorinë e Përgjithshme deri në vitin 1997. Pas lënies në këtë vit të detyrës si prokuror në organin qendror të akuzës, sipas familjarëve, Besnik Muço ka kërkuar azil politik në Itali.

Nuk dihen arsyet e kësaj kërkese dhe as nëse zhdukja e tij ka lidhje me ndonjë konflikt për shkak të detyrës. Mediat italiane raportuan këtë të shtunë se në brigjet e Leçes është gjetur në det një trup i pajetë i cili dyshohet se i përket avokatit të zhdukur. Besnik Muço ishte nisur në datën 2 nëntor me traget drejt Italisë, ndërsa pas hipjes në traget nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Analizat e ADN-së
Mediat italiane raportojnë se kufoma është gjetur në brigjet e Leçes. Lajmi është publikuar nga ?Corriere Adriatico? ku thuhet se në 6 nëntor në provincën Castro (Leçes) është gjetur një trup i pajetë, i cili ishte në det prej shumë ditësh. Sipas autoriteteve italiane, dyshohet se ky trup i përket avokatit Besnik Muço, por për të vërtetuar dyshimet do të bëhet analiza e ADN-së. Avokati Besnik Muço u nis nga Durrësi drejt Barit me traget në 2 nëntor. Mediat italiane shkruajnë se në zonë nuk është zhdukur ndonjë person tjetër, prandaj dyshohet se është trupi i Besnik Muços.

Share This Video


Download

  
Report form