Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vetëm në muajin nëntor Policia e Rinasit ka arrestuar 10 persona për përdorim të dokumentave të falsifikuara.
Po ashtu në drejtim të parandalimit të azilkërkimit, u është refuzuar dalja 207 shtetasve të cilët nuk plotësonin kriteret për të lëvizur në hapësirën Shengen.
"Po gjatë muajit Nëntor nga Policia Kufitare janë kapur 9 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale për llogari të DVP-ve. Si dhe janë proceduar penalisht 52 shtetas për kalim të paligjshëm kufiri", sqaron policia.
Është proceduar penalisht 1 shtetas për mosdeklarim të hollash në kufi, është arrestuar një tjetër për mitëdhënie, si dhe është arrestuar dhe një person për kundërshtim të punonjësve të Policisë.
Policia kufitare thotë se gjatë muajit Nëntor kanë hyrë dhe dalë nëpërmjet aeroportit të Rinasit 203694 shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Policia Kufitare e Rinasit, thotë se "për muajin Dhjetor 2018, duke pasur parasysh edhe përvojën e viteve të kaluara, por edhe tendencën në rritje të fluksit në hyrje dhe në dalje të qytetarëve dhe turistëve, do shtojë burimet njërëzore me qëllim ofrimin e një shërbimi sa më cilësor, si dhe do bashkëpunojë ngushtë me të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë".
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rinas-9-te-arrestuar-ne-nentor-207-personave-u-refuzohet-levizja-ne-shengen