Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Admir Çerpja është personi i parë nga 6 të arrestuarit për grabitjet e ndodhura në aksin Tiranë-Rinas që kërkon statusin e të penduarit.
Ai ka vendosur të bashkepunojë me prokurorinë dhe kjo ka bërë që i pandehuri të mos pranonte as avokatin e caktuar nga familja për ta përfaqësuar në seancën për masën e sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Cerpja nuk ka bërë asnjë deklaratë në seancën për masën e sigurisë, ndërsa Gjykata e Krimeve të Rënda pas kërkesës së prokurorisë ka caktuar ?arrest me burg? për të pandehurin.
Çerpja sipas prokurorisë mëndohet se ka rol kyç në dy grabitjet e ndodhura në këtë aks, dhe madje ka qënë dhe vetë i pranishëm në të dyja rastet.
Dëshmia e tij për hetuesit mendodet se e ka zbardhur ngjarjen dhe rolin e sejcilit nga të pandehurit.
Ndërkohë policia ka vënë në pranga edhe një tjetër të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje.
Dash Kupa, është personi i gjashtë i arrestuar si i akuzuar si anëtar i bandës së grabitjeve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/grabitjet-ne-rinas-arrest-me-burg-per-admir-cerpjan/