VIDEOLAJM / Rinas, katër të arrestuar me 10 kg hashash

Report TV 2015-10-14

Views 21

TIRANË ? Policia ka arrestuar katër persona, pasi u kapën me 10 kg kanabis sativa. Në finalizim të operacionit ?Aeroporti?, Policia e Tiranës ka arrestuar Ergys Macuku, Alban Qira, Daniel Hida dhe Erjon Daka.
Hetimet për këta shtetas kishin nisur pas informacioneve se ata merreshin me shitjen e lëndëve narkotike. Në momentin e arrestimit, keta shtetas ishin duke udhetuar me një mjet Opel me targë AA 334 KT, për në Rinas.
Të arrestuarit:
1.Ergys Macuku, 31 vjec, banues në Tiranë
2 Alban Qira, 24 vjec, banues në Borizanë
3. Daniel Hida, 33 vjec, banues në Tiranë
4. Erjon Daka, 21 vjec, banues në Tiranë.

Në vazhdimësi të operacionit "Aeroporti" Policia e Tiranës ka ushtruar disa kontrolle në banesat e 3 të arrestuarve, ku rezultoi që ata kultivonin bime narkotike pasi ju gjetë një serë për kultivim. Gjithashtuu gjet dhe sekuestrua një sasi e madhe lënde narkotike "Cannabis Sativa" si edhe një armë zjarri.
Nga ana e Policisë së Tiranës po ushtrohen sërish kontrolle nga Sektori për Narkotikët dhe nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Share This Video


Download

  
Report form