Report Tv - Zgjedhjet në PD/ Zef Gjoka zgjidhet kryetar në Lezhë

Report TV 2018-12-01

Views 0

Ka përfunduar procesi zgjedhor për kryetarin e ri të Partisë Demokratike në Lezhë. Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë mësuar se i zgjedhuri i ri është Zef Gjoka. Gjoka ka fituar garën përballë kryetarit aktual, Paulin Marku.

Nga 339 votues, në zgjedhje votuan 306, ndërkohë që Gjoka fitoi me 213 vota, ndërsa Marku mori vetëm 88 të tilla. Në përfundim të procesit zgjedhor të dy kandidatët kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin, duke përcjellë një mesazh bashkimi.

Duke folur në kuvendin e degës së Partisë Demokratike, deputetja Lindita Metaliaj, u shpreh se PD duhet të jetë e bashkuar për betejën e ardhshme zgjedhore. Me zgjedhjen e kreut te degës në Lezhë ka përfunduar i gjithë procesi i ristrukturimit të strukturave të Partisë Demokratike.

Share This Video


Download

  
Report form