Report TV - Nikoll Marku zgjidhet kryetar i PD Velipojë, procesi kontestohet

Report TV 2016-09-20

Views 2

Edhe pse u shoqërua me kontestime dhe debate, Nikoll Marku është zgjedhur kryetar i grupseksionit të Velipojës për Partinë Demokratike. Me 13 vota pro, Marku është zgjedhur në krye të këtij grupseksioni. Pas akuzave të anëtarëve të PD- Velipojë ndaj drejtuesve të PD- së Shkodër, procesi zgjedhor pranë selisë blu në Shkoder është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa nuk kanë munguar edhe akuzat ndaj drejtuesve te PD- së në metropolin verior për manipulime.

Ka qënë kreu i FRPD-së Velipojë, Nikolin Matusha që ka akuzuar kreun e PD Shkodër Ramiz Çobaj për manipulim të listave të zgjedhësve. Sipas Matushajt, emri i tij do duhej të ishte ne listen e votuesve, por ai është hequr qëllimisht.

Pas zgjedhjeve, kryetari i grupseksionit Nikoll Marku e ka cilësuar si proces të rregullt dhe transparent, ndërsa akuzat i ka cilësuar si absurde nga përsonat të cilët e kanë shitur partinë demokratike. ?Ata që më kanë akuzuar, kanë shitur votat e PD?, mësohet të ketë deklaruar Marku.

Nga 24 anëtarë kryesie që moren pjesë në zgjedhje, Nikoll Marku ka marrë 13 vota duke fituar përballë Altin Kacit dhe Sander Vilunit.

Gjatë ditës së djeshme, anëtarët e PD në degën e Velipojës kanë hedhur akuza mbi kryetarin e degës së Shkodrës Ramiz Çobaj se po mbështet Nikoll Marku, të cilin e akuzojnë se mbështeti kandidaten e Partisë Socialiste Keti Bazhdari në zgjedhjet lokale të 2015 për bashkinë më të madhe në veri.

Share This Video


Download

  
Report form