Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria e Drejtësisë ka propozuar që këtë vit një kategori të dënuarish për vepra të lehta penale të përfitojnë nga amnistia. Në draft parashikohet amnisti për të dënuarit me vendim të formës së prerë deri në tre vjet apo atyre që u kanë mbetur edhe dy vjet nga dënimi i kryer. Të favorizuar janë edhe të miturit si dhe gratë e dënuara deri në 55 vjeç dhe burra deri në 60 vjeç. Numri total i përfituesve llogaritet të jetë rreth 600.
Rreth 600 të dënuar për krime të lehta pritet të përfitojnë ga amnistia e fundvitit.
Drafti ligjor që po përgatitet parashikon amnistimin e veprave të lehta penale të ndodhura deri në 30 nëntor 2018 për ata të burgosur që u mbetet për të kryer edhe dy vjet nga dënimi.
Ministria e Drejtësisë ka hartuar një draft për amnistinë e të dënuarve, i cili i është dërguar për mendim Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme.
Burime nga Ministria e Drejtësisë kanë bërë me dije se në draftin e propozuar prioritet i është dhënë kryesisht grave dhe të dënuarve të mitur, ndërsa janë përjashtuar të gjithë ata që kanë marrë dënime për vepra të rënda penale.
Sipas projektligjit, propozohet që të amnistohen personat e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën, pezullimin e dënimit me burgim ose çdo lloj dënimi tjetër alternativ.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gati-drafti-i-aministise-pritet-te-perfitojne-600-te-denuar