Ora News –Amnistia, Manjani: Përfitojnë 670 të dënuar, mes tyre 15 gra

Ora News Lajme 2017-02-23

Views 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Minisitri i Drejtësisi Ylli Manjani, prezantoi para Komisionit të Ligjeve amnistinë në burgje, ndërsa njoftoi se përfitues janë rreth 670 të burgosur. Manjani tha se qëllimi i vetëm i amnistisë nuk është mbipopullimi në burgje por ardhja në ndihmë shtresave të margjinalizuara.
Manjani: Mbipopullimit nuk ishte qëllim i kësaj amnistie. 6158 persona ka në sistemin penitencjar aktualisht dhe kapaciteti është 4455. Pra kemi një mbipopullimi rreth 700 persona. Krahasuar me një vit më parë ka një rënie në mbipopullim, nga mbi 900, në 700 të dënuar. Kjo amnisti orientohet drejt grupeve të margjinalizuara si gratë, të miturit, të sëmurë që janë në fazën terminale të jetës si dhe vepra penale me dënime modeste. Kriteri bazë është që të përfitojnë nga amnistia ose ata që janë dënuar me 2 vjet, ose ata që u ka mbetur edhe 2 vjet burgim. Gratë mbi 55 vjeç dhe burrat mbi 60 vjeç të jenë përfitues si dhe të miturit nën moshën 18 vjeç. Gjithashtu personat me dëmtime fizike që ne i gjykojmë se nuk janë më të rrezikshëm për shoqërinë si invalidët, tetraplegjikët, të paralizuarit apo të sëmurët në fazën e fundit të jetës.
Manjani, listoi kategotritë të cilat nuk përfitojnë amnisti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/amnistia-manjani-perfitojne-670-te-denuar-mes-tyre-15-gra/

Share This Video


Download

  
Report form