Report TV -Amnistia nuk hyri në Kuvend, mbi 600 të dënuar përfitues do t'i kalojnë festat në qeli

Report TV 2019-12-23

Views 0

Edhe pse nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni u tha se brenda dhjetorit do të miratohej projektligji për amnistinë e të dënuarve për fundvit, përfituesit do t'i kalojnë festat në qeli. Amnistia e fundvitit për më shumë se 600 të dënuar nuk arriti të votohej në Kuvend brenda dhjetorit. Ndërkohë gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se projektligji i amnistive do të jetë pjesë e axhendës në seancat e janarit ku pritet të rinisi punën Kuvendi i Shqipërisë.

Burime për Report Tv nga Ministria e Drejtësisë, bënë me dije se nga ana e tyre ishte gjithçka gati për projektligjin, por ligjvënësit nuk e përfshinë në kalendarin e dhjetorit. Ndërkohë pak ditë më parë ministrja, Gjonaj theksoi se këtë vit do të ketë më pak të burgosur që do të përfitojnë.

Share This Video


Download

  
Report form