http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia më e madhe opozitare në Maqedoni VMRO-DPMNE ka protestuar kundër qeverisë së Zoran Zaev. Hristjan Mickoski njoftoi se protestat do të vazhdojnë çdo të mërkurë para qeverisë, deri në largimin e kryeministrit Zoran Zaev.?Në një vit e gjysmë po e shkatërroni Maqedoninë përmes poshtërimeve dhe pazareve me interesat kombëtare. Ne do të protestojmë me të gjithë qytetarët pa dallim kombi dhe besimi. Në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare do t?ju mposhtim dhe do t?ju tregojmë se vendi juaj nuk është në qeveri. Nuk do të largohemi nga këtu derisa ta shohim largimin tuaj.?Lideri i opozitës maqedonase u tha tubuesve te grumbulluar përpara qeverisë se hapi i parë i fitores kundër pushtetit, është fitorja e VMRO-DMPNE-së, në zgjedhjet presidenciale.Opozita ndërkohë është përçarë për shkak të votimit të ndryshimeve kushtetuese nga 8 deputetë të saj. Ndërsa ish kryeministër i Maqedonisë për 1 dekadë, Nikolla Gruevski, ka kërkuar azil politik në Hungari. VMRO-ja ka akuzuar vazhdimisht qeverinë e Zoran Zaev se ka zhytur vendin ne krize kombëtare për shkak të përndjekjeve qe i cilëson per qëllime politike.