http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Akuzat e opozitës ndaj kreut te Komisionit te posaçëm te reformës ne drejtësi, Fatmir Xhafaj, kulmojnë me kërkesën per largimin e tij te menjëhershëm. Duke përsëritur akuzën se vëllai i Xhafajt është dënuar per trafik droge ne Itali, Partia Demokratike tha se kreu i Komisionit komprometon punën me ligjet e reformës ne drejtësi. Ky qëndrim i opozitës vjen pas shkëmbimit të replikave në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe pasardhësit të tij Sali Berisha. Sipas Ramës, Berisha është iniciatori i këtyre akuzave, pasi i frikësohet reformës në drejtësi. Por sipas PD dhe vetëm Berishës, Agron Xhafaj është person i implikuar ne trafikun ndërkombëtar te drogës, çka e faktojnë vendimet e drejtësisë se Venezuelës, si dhe te drejtësisë italiane. Madje sipas Berishës, vëllai i Fatmir Xhafajt është detyruar ta paguaje Ramen 1.3 milionë euro vetëm qe t?i fshihej urdhri i ekstradimit.