Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme tek rrethrrotullimi i Plugut në Lushnje. I plagosuri është Saimir Taullau, 47 vjeç. Ai është qëlluar me armë para lokalit të tij. Taullau është transportuar në Spitalin e Lushnjës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shqiptarja.com ka mësuar se Saimir Taullau është me precedent të mëparshëm penalë. Ai është vëllai i Baki Taullaut, i cili është vrarë në vitin 2005 në ditën e zgjedhjeve. Atentati ndaj tij vjen 13 vite pas vrasjes së të vëllait, dhe dyshohet se shkak janë konfliktet e vjetra dhe prishjet e pazareve të drogës. Baki Taullau u vra nga banda e Aldo Bares.