Report TV - Pamje nga vendi i ngjarjes ku u plagos polici Ermal Bregu

Report TV 2018-05-09

Views 0

TIRANE-Një agjent policie është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme te ish-Parku i Autobusëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, pranë një lokali, ndërsa efektivi i plagosur është Ermal Bregu.


Efektivi, pjesë e strukturës së hetimit të krimeve në kryeqytet është qëlluar në pjesën e barkut, ndërsa është dërguar në spital. Burime nga Spitali i Traumës raportojnë se i plagosuri është në rrezik për jetën.





Ermal Bregu është pjesë e komisariatit nr. 1 në Tiranë, por nuk duhet nëse plagosja lidhet me detyrën. Autori dyshohet se është fshehur në zonën e ish-Parku të Autobusëve pas atentatit, ndërsa forca të shumta kanë rrethuar zonën për ta arrestuar.

Share This Video


Download

  
Report form