Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë mesditë në qytetin e Vlorës. Një sherr mes dy nxënësve ka përfunduar me plagosjen e një të riu. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës ?Marigo Posio?, ku nxënësit e konfliktuar i përkasin shkollave të ndryshme.
Mësohet se njëri prej të rinjve është goditur me thikë dhe është dërguar menjëherë në spital. Nga informacionet e para, nxënësi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.