Si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të shumta të shiut në qytetin e Gjirokastrës, ujërat e lumit kanë vërshuar sipër urës që lidh Gjirokastrën me Kakavijën, ku rrjedha e ujit ka dalë nga shtrati duke përmbytur këtë urë
Kujtojmë që qyteti Gjirokastrës është një prej qarqeve më të rrezikuara nga moti i keq. Burime për shqiptarja .com informuan se për shkak të reshjeve të shumta situata e qarkullimit rrugor është thuajse e bllokuar pranë vendit të quajtur ?Ura e Lumit?dhe ka probleme me qarkullimin e makinave. Mësohet se niveli i ujit ka ardhur duke u rritur, për shkak se rreshjet e shiut kanë vazhduar për disa orë ndaj këshillohet të shmanget qarkullimi në këtë aks.