Report TV - Rezervat ushqimore, Veliaj: Të jemi gati në raste emergjente

Report TV 2018-05-04

Views 0

Bashkia e Tiranës ka ngritur Magazinën e Emergjencave të qytetit, me një fond të veçantë ushqimesh dhe veshmbathjesh, të cilat do të shërbejnë për t?i ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë në raste emergjencash. Krybashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se qyteti mund të përballojë deri 300 raste problematike në raste emergjencash.
?Tirana është gjithmonë një hap përpara; po mendojmë për ditët e ftohta dhe me shi, kur mund të kemi emergjenca civile. Këto janë të pashmangshme dhe pavarësisht histerisë, as kryetari i Bashkisë, as Kryeministri apo kushdo tjetër nuk mundet ta ndalojë shiun apo të rregullojë infrastrukturën e keqndërtuar ndër vite, që janë kryesisht ndërtime pa leje buzë lumenjve apo në hapësira të tjera publike. Por, ajo që mund të bëjmë është që kur të vijë dita e keqe, të na gjejë të përgatitur?-thotë kryebashkiaku Erion Veliaj.

Bashkia e Tiranës ka nisur punën edhe për parandalimin e përmbytjeve në zonat pranë lumenjve.

?Përveç përgatitjes për emergjencat, të gjithë e kanë vënë re se gjatë verës kemi bërë punë në infrastrukturë, duke pastruar lumin e Lanës, kemi hequr qindra ton inerte, kemi pastruar kanalet e ujërave të zeza në pritje të shirave, te Lumi i Tiranës kemi bërë prishjet e fundit për të mbyllur barrierat e për t?u siguruar që në shirat e ardhshëm të mos kemi ujë që futet nëpër lagje. Do të vazhdojmë me prishjet e ndërtimeve pa leje, sidomos mbi kolektorë, për të dhënë edhe një mesazh që tahfmaja e një njeriu nuk mund të kthehet në fatkeqësi për 1 milionë të tjerë?- shprehet Veliaj

Share This Video


Download

  
Report form