Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Kuvend programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme të mandatit të dytë 2017-2021.
Seanca nisi me debate, pasi opozita e re, PD-LSI kundërshtoi procedurën duke kërkuar që më parë të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të përcaktuar kohën për debat.
Ndërsa kryetari i Kuvendit, Ruçi deklaroi se ftesa e tij të shtunën për konsultë u refuzua nga kryetarët e grupeve parlamentare, duke i dhënë fjalën Ramës për prezantimin e programit.
Në fjalën e tij kryeministri deklaroi se objektat i tij do të jetë; Rritja ekonomike, zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe Integrimi në BE.
Gjithashtu Rama pranoi se presioni i opozitës për kanabisin dhe dekriminalizimin ishte një shkundje për qeverinë, por kërkoi që më parë problemet të diskutohen në Shqipëri dhe jo në Bruksel duke kërkuar bashkëpunim.