Report TV - Përfundon rikonstruksioni i Kopshtit 26,Veliaj: Në shtator të gjitha gati

Report TV 2016-09-19

Views 0

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të Kopshtit nr. 26 në Rrugën e Kavajës, duke vijuar punën për rinovimin e 23 kopshteve të Tiranës para nisjes së sezonit të ri arsimor.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ashtu siç ishte premtuar më herët, rikonstruksioni i kopshteve do të përfundojë brenda verës, e mandej vitin tjetër, do të nisë puna për ndërtimin e shkollave.

Veliaj falënderoi edhe kompanitë private që ishin edhe financuese të projektit për rikonstruksionin e të gjitha institucioneve arsimore në Tiranë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS