Report TV - Përfundon rikonstruksioni i kopshtit në Njësinë 4,Veliaj:Premtim i mbajtur

Report TV 2018-05-02

Views 0

Një tjetër kopësht në Tiranë është rikonstruktuar plotësisht dhe është gati të presë fëmijët për vitin e ri shkollor. Kopshti 55 në Njësinë 4 është i 30-ti që rikonstruktohet nga Bashkia e Tiranës. Cilësia dhe shërbimi i tyre kanë sjellë një interes dhe kërkesë shumë të lartë të prindërve për të çuar fëmijët e tyre në kopshtet publike.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, inspektoi përfundimin e punimeve dhe theksoi se ky është një tjetër premtim i dhënë gjatë fushatës dhe i bërë realitet në vetëm pak muaj.

?Jam shumë entuziast që përfunduam kopshtin e 30-të. Ka qenë një premtim i bërë në fushatë, sot e mbajmë, pak ditë pasi ka mbaruar fushata dhe është krijuar Qeveria e re, për të treguar se nuk duhet të kalojnë 4 vjet për të mbajtur një premtim, punën e sotme nuk duhet ta lemë për nesër. Më në fund kemi marrë një vendimmarrje historike, pra të mos mendojmë për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratën e ardhshme. Gjenerata e ardhshme fillon me çerdhet dhe kopshtet?, tha Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form