A1 Report - Arben Halili: Situatë emergjente, shteti të mos presë të nesërmen

Report TV 2015-08-22

Views 4

Në një lidhje telefonike për A1 Report, Arben Halili, banor i zonës së Shipkovicës ndërsa ka konfirmuar për vdekjen e tre personave në fshatin e tij, i kërkon shtetit që t'u vijë në ndihmë të lënduarve dhe të mos presë të nesërmen.

"Shiu ka nisur rreth orës 17:00. Vetëm në fshatin tim kanë humbur jetën 3 persona, 2 fëmijë dhe një i moshuar. Situata e rëndë në të gjithë zonën jo vetëm në sh...
Situata është shumë e rëndë. Duhet një ndërhyrje emergjente për hapjen e rrugëve të bllokuara nga rrëshqitjet. Ka rënë niveli i shiut. Por lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati dhe prurjet nga zonat malore janë të shumta.Deri nga 12:00-13:00, temperaturat kanë qenë mbi 32 C, s?ka pasur vetëm reshje shiu e breshëri, por raportohet edhe për reshje breshëri dhe bore. Një grua ka humbur në lumin Vardar, flitet edhe për persona të tjerë që kanë humbur jetën në fshatra të tjerë. Shteti duhet të dëshmojë që është pranë banorëve, nuk duhet pritur e nesërmja për t?u ardhur në ndihmë të lënduarve."- tha Arben Halili.

Share This Video


Download

  
Report form