Ora News - Kuzhina “lidh” Itali-Shqipëri

Ora News Lajme 2018-11-17

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kuzhina italiane është nga të preferuarat e shqiptarëve dhe për këtë për të tretin vit rradhazi në Shqipëri vjen edicioni i posaçëm i saj. Ambasadori italian, Alberto Cutillo, shprehet se kjo është një mënyrë për t?I dhënë më shumë shtysë raporteve midis dy vendeve.

Edicioni i tretë i javës së kuzhinës italiane po zhvillohet edhe në Shqipëri. Cilësia, qëndrueshmëria dhe siguria ushqimore janë pikat kyçe, që premtohen në veprimtaritë që do të zhvillohet gjatë një jave.
Ambasadori italian, Alberto Cutillo, shpreh bashkëpunimin mes dy vendeve si dhe temën qëndrore te këtij edicioni të 3.

Alberto Cutillo: ?Ky edicion i kuzhinës italiane në Shqipëri zhvillohet për të promovuar marrëdhëniet edhe shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve, por edhe për të promovuar turizmin.Për t?i dhënë një shtysë të mëtejshme lidhjeve që ekzistojnë mes vendeve tona.Tema qendrore e kuzhinës italiane në botë është dieta mesdhetare. Kjo ditë ka bërë të mundur, që t?i dhurojë popullsisë italiane një jetëgjatësi më të madhe se popullsitë e tjera.
Përfaqësuesi i qarkut të Puglias, Claudio Polignano, thekson se kjo nismë për të qenë pjesë e javës së kuzhinës italiane do t`i vlejë Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kuzhina-lidh-itali-shqiperi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS