Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy grupe trafikantësh shqiptarë që trafikonin kokainë, heroinë, e marijuanë mes Italisë dhe Eruopës Veriore janë shkatërruar gjatë një operacioni të koduar "Alba Bianca" të ndërmarrë mëngjesin e sotëm.
Operacioni u ndërmor në 3 shtete, Itali, Gjermani dhe Shqipëri dhe në pranga kanë rënë 18 shqiptarë, 1 kosovar e 1 pakistanez.
Te arrestuarit
16 persona janë arrestuar në Itali. 13 prej tyre janë shtetas shqiptarë me banim në Bolzano, Merano (BZ), Bressanone (BZ), Laives (BZ), Chiusa (BZ), Treviso, Opera (MI) e Manerba (BS). Një i arrestuar është shtetas kosovar me banim në Treviso, një tjetër është shtetas italian me origjinë shqiptare me banim në komunën Merano të Bolzanos.
3 shqiptarë janë arrestuar në Bavari të Gjermanisë
1 tjetër shqiptar është arrestuar në Tiranë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/operacion-i-perbashket-itali-gjermani-deri-tani-10-te-arrestuar