Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy ministritë e Drejtësië, e Shqipërisë dhe Italisë do të hartojnë një memorandum bashkëpunimi në fushën e Drejtësisë. Lajmi u bë i ditur në takimin që ministrja e Drejtësisë shqiptare, Etilda Gjonaj, pati me homologun e saj italian, Andrea Orlando, në Romë.
Ky memorandum konsiston në ngritjen e dy grupeve të punës, që do të bashkëpunojnë në pjesë të caktuara të sistemit të drejtësisë.
Gjonaj: Me ministrin Orlando ramë dakord që të përgatisim një memorandum bashkëpunimi i cili do të jetë një instrument kryesor që do të udhëheqë punën tonë të përbashkët. Dy grupe pune do të ngrihen për të detajuar këtë marrëveshje. Sot u fol për çështjet kryesore që do të jenë pjesë e bashkëpunimit që do të konsolidojë me veprime konkrete e cila do të konsistojë në zbatimin e reformës në drejtësi, në reformën në burgje, në reformën legjislative për sistemin e drejtësisë penale për të miturit.
Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/shqiperi-itali-memorandum-bashkepunimi-ne-fushen-e-drejtesise