Tirana vlerësohet në Barcelonë, Veliaj: Krenar për atë që kemi arritur

Report TV 2018-11-16

Views 0

Ndryshimet që ka pësuar Tirana në 3 vitet e fundit e kanë kthyer kryeqytetin shqiptar në model suksesi në Europë. Lajmi i mirë vjen nga Barcelona, ku Tirana mori vlerësimin maksimal në edicionin e 8-të të Kongresit Botëror dhe Panairit të Qyteteve Inteligjente.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte përzgjedhur për të prezantuar projektet dhe zgjidhjet inovative për qytetin.

Më jep një kënaqësi të jashtëzakonshme që Tirana vlerësohet në Panairin e Qyteteve Inteligjente në Barcelonë. Kur shikon sa qytete marrin pjesë dhe çfarë gare zhvillojnë qytetet në botë për t?u afirmuar, ndjehem shumë krenar për atë që kemi arritur në Tiranë, falë mbështetjes së jashtëzakonshme që populli i Tiranës i jep ndryshimit, punës dhe modernizimit.

Erion Veliaj, kryebashkiak
Kreu i Bashkisë nënvizoi se minorancat e zhurmshme dhe ato të dhunshme nuk do të ndalojnë transformimin e nisur 3 vjet më parë në Tiranë. Duke sjellë si shembull këndin e lodrave te Parku i Liqenit apo Pazarin e Ri, Veliaj tha se gjithmonë do të ketë një minorancë që bën zhurmë për çdo projekt, por shumica do zhvillimin.

Një minorancë e zhurmshme, shashkat, zjarri, tymi, dhuna, vulgariteti nuk do ta ndalojnë Tiranën, të jemi të sigurt për këtë! Tirana do të eci përpara dhe nuk ka sot minoritet të zhurmshëm që ta ndalojë progresin e saj. Siç nuk e ndaluan dot Këndin e Lodrave te Liqeni, Pazarin e Ri, Sheshin ?Skënderbej?, Bulevardin e Ri, nuk do ta ndalojnë as transformimin e Tiranës.

Erion Veliaj, kryebashkiak i PD-së

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS