Ora News - Tirana vlerësohet në Kongresin Botëror dhe Panairin e Qyteteve Inteligjente në Barcelonë

Ora News Lajme 2018-11-16

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndryshimet që ka pësuar Tirana në 3 vitet e fundit e kanë kthyer kryeqytetin shqiptar në model suksesi në Europë. Lajmi i mirë vjen nga Barcelona, ku Tirana mori vlerësimin maksimal në edicionin e 8-të të Kongresit Botëror dhe Panairit të Qyteteve Inteligjente. Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte përzgjedhur për të prezantuar projektet dhe zgjidhjet inovative për qytetin.

Veliaj: ?Më jep një kënaqësi të jashtëzakonshme që Tirana vlerësohet në Panairin e Qyteteve Inteligjente në Barcelonë. Kur shikon sa qytete marrin pjesë dhe çfarë gare zhvillojnë qytetet në botë për t?u afirmuar, ndjehem shumë krenar për atë që kemi arritur në Tiranë, falë mbështetjes së jashtëzakonshme që populli i Tiranës i jep ndryshimit, punës dhe modernizimit?.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se minorancat e zhurmshme dhe ato të dhunshme nuk do të ndalojnë transformimin e nisur 3 vjet më parë në Tiranë.

Veliaj: ?Një minorancë e zhurmshme, shashkat, zjarri, tymi, dhuna, vulgariteti nuk do ta ndalojnë Tiranën, të jemi të sigurt për këtë! Tirana do të eci përpara dhe nuk ka sot minoritet të zhurmshëm që ta ndalojë progresin e saj. Siç nuk e ndaluan dot Këndin e Lodrave te Liqeni, Pazarin e Ri, Sheshin ?Skënderbej?, Bulevardin e Ri, nuk do ta ndalojnë as transformimin e Tiranës?.

Duke sjellë si shembull këndin e lodrave te Parku i Liqenit apo Pazarin e Ri, Veliaj tha se gjithmonë do të ketë një minorancë që bën zhurmë për çdo projekt, por shumica do zhvillimin.

Veliaj: ?Teksa flasim ka rezistencë për ndryshimin në Tiranë; ka filluar me Këndin e Lodrave, me sheshin ?Skënderbej?, Pazarin e Ri, Bulevardin, por shikoni sa më e mirë është Tirana sot dhe si vlerësohet transformimi i saj në botën perëndimore, në botën e zhvilluar. Kështu që, për ne që jetojmë përditë dhe për të gjithë ata qytetarë që e duan punën, e duan ndryshimin, drejtësinë, e duan që Tirana të shikojë ditë të bardha e ndryshime që transformojnë jetën tone, ju jam shumë mirënjohës?.

Veliaj deklaroi se edhe vitin tjetër Tirana do të vijojë të punojë çdo ditë, ndërsa theksoi se një vëmendje të veçantë i kushtohet edhe çështjeve sociale.

Veliaj: ?Mezi pres që të vazhdojmë edhe këtë vit të fundit të mandatit me këto ndryshime. Punën nuk do ta ndalojmë për asnjë ditë, do vazhdojmë të punojmë përditë, përditë, duke shfrytëzuar çdo orë, çdo minutë për transformimin e Tiranës. Sigurisht, do të kujdesemi për çdo çështje sociale, për çdo shpronësim, për çdo kujdes me qira, për çdo trajtim special nëse dikush ka nevojë. Ky është i njëjti qytet që ka sot mensa sociale, që ka sot shtëpi sociale, që ka sot kredi të buta. Kemi treguar se dimë ta bëjmë shumë mirë trajtimin social, ama progresi nuk do të ndalet?.

Në Panairin e Qyteteve Inteligjente merrnin pjesë më shumë se 700 përfaqësues nga e gjithë bota.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tirana-vleresohet-ne-kongresin-boteror-dhe-panairin-e-qyteteve-inteligjente-ne-barcelone

Share This Video


Download

  
Report form