http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Porta antike jugore e Lissus-it të poshtëm" në zonën arkeologjikë të Lezhës ka dalë në dritë. Pas shumë vitesh është bërë e mundur ndërhyrja në pastrimin e dherave që kishin mbuluar këtë aset mjaft të rëndësishëm historik. Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore Paulin Zefi shprehet se tashmë kjo pjesë historike e Lezhës së vjetër do të jetë e vizitueshme nga turistet.Sipas Zefit tjetër problem në zonën arkeologjike të Lezhës vijon të jetë ndotja, që vjen nga papërgjegjshmëria e qytetarëve."Porta jugore e Lissus-it të poshtëm" e cila është më e madhja në vendin tonë është zbuluar nga arkeologu Frano Prendi 5 dekada më parë.