“Dritë jeshile për landfillin e Elbasanit” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndotja e madhe e qytetit nga mbeturinat urbane dhe djegia e plehrave në natyrë duket se do të marrë fund. Ministria e Mjedisit ka hapur dritën jeshile, për ngritjen e një landfilli. Kryetari i bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini në një intervistë për Vizion Plus shpreh bindjen se ndërtimi i këtij impianti do të reduktojë ndjeshëm ndotjen. Sejdini shprehet se : Ka filluar procedura dhe për 15 muaj Elbasani do të ketë landfillin e tij. Për 15 muaj Elbasani nuk do të ketë më ndotjen nga plehrat e qytetit. Ajo që është pozitive nuk është thjesht ndërtimi i një landfilli me djegie pa ndotje, me normat e komunitetit evropian, por e rëndësishme është që edhe fusha e vjetër e plehrave do të mbyllet dhe do të evakuohet.Mungesa e një landfilli për grumbullimin e mbetjeve urbane, ka sjellë rrezik për shëndetin e qytetarëve. Veç ndotjes nga tymrat e uzinave, Elbasani ndotet gjithmonë e më shumë edhe nga mbetjet urbane që e kanë kthyer në një vatër sëmundjesh kancerogjene. 287 persona në vit humbin jetën nga sëmundje të pashërueshme, që vijnë nga ndotja .

Share This Video


Download

  
Report form