Hetimet për masakrën e Elbasanit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-02-04

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ende nuk ka asnjë të arrestuar për masakrën e ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në Elbasan, ku u vranë 3 persona e u plagosën 10 të tjerë. Gjatë gjithë natës, duke u gdhirë e enjtja, Forcat Renea, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejte dhe Policia lokale kanë ushtruar dhjetëra kontrolle në banesa në Elbasan, Peqin, Cërrik, Librazhd e Gramsh. Në komisariate janë shoqëruar për verifikim 46 persona. Postblloqet janë vendosur kryesisht në akset rrugore kombëtare, ndërsa kanë kaluar në sitë edhe mbi 150 garazhe makinash në hyrje të pallateve, ku dyshohej se ishte fshehur automjeti i vrasësve. Grupi hetimor ka sekuestruar mbrëmë 2 automatikë, që dyshohet se i kanë lënë në vendngjarje autoret e krimit, dy krehra pa fishekë, një krehër me 26 fishekë si dhe 65 gëzhoja. Me zbardhjen e ditës, hetuesit janë rikthyer në lokalin në periferi të qytetit, ku ndodhi ngjarja. Rreth 500 metra larg, në drejtim të Elbasanit, u gjet edhe një arme e trete automatike. Prokuroret dyshojnë se atentati ka ndodhur për hakmarrje. Agron Çapja, Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli, emra të njohur edhe më parë për drejtësinë, humbën jetën menjëherë pas krimit. Ndërsa nga breshëria e plumbave u plagosën Arnold Çapja, Florenc Çapja, Fejzulla Çapja, Bujar Reshka, Luan Muça, Ferit Muça dhe Ardian Zharri. Familja Çapja ka patur një konflikt të hershëm me familjen Mema. Që nga viti 2005, mes palëve janë shënuar disa viktima në Elbasan, Tiranë dhe në Itali.

Share This Video


Download

  
Report form