Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shkodra është qyteti i parë jashtë Tirane që zv/ ministri i Brendshëm Sander Lleshi zgjodhi të takohet me drejtuesit e policise.
Ka zgjedhur që takimi të jetë i ngushtë me drejtorin e policise së qarkut Vehbi Bushati, shefin e komisariatit dhe pjesën tjetër të kupolës drejtuese.
Mësohet se pjesë e diskutimeve që ka zgjatur plot 120 minuta ka qenë vijimi i operacioneve "Forca e ligjit" për goditjen e grupeve kriminale dhe rritja e sigurisë publike.
Ashtu si në Tiranë edhe në Shkodër, Lleshi ka kërkuar gjithashtu shtim të kontrolleve në lokalet e natës dhe ndaj personave që levizin të armatosur apo të skeduar si problematik.
Porositë e përcjella kanë qenë të qarta për rritje të sigurisë në kuadër edhe të festave të fundvitit, ku shtohet fluksi i lëvizjeve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sander-lleshaj-takohet-me-drejtuesit-e-policise-shkoder