Klandestinë në SHBA/Ja drejtuesit e 7 grupeve kriminale, nga skafisti deri te i dënuari në SHBA

Report TV 2018-05-12

Views 1

Operacioni i shtrirë në disa shtete të Evropës, ka sjellë arrestimin e 39 personave, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dhe 12 shtetas të tjerë, të cilëve u është provuar se trafikonin klandestinë në shumë vende të botës. Hetimi i nisur fillimisht nga prokurori Anton Martini në muajin mars të 2017, ku pas transferimit të tij në Shkodër, dosja ju besua prokurorit Eugen Beci.

Nga veprimet është zbuluar se organizata kriminale ishte e ndarë në 7 grupe, që vepronte me linja të ndryshme dhe me çmime të ndryshme, për sa i përket njerëzve që dërgonin në SHBA, Britaninë e Madhe dhe Kanada.

Shqiptarja.com zbardh emrat e personave që drejtonin këto grupe kriminale të cilët janë Ardian Corri, që vepronte në Lezhë, i dënuar më parë nga drejtësia shqiptare për trafikim me skaf të 44 klandestinëve, Nik Bushi që vepronte në Shkodër, Kol Vushaj, ky person është dënuar në SHBA për akuzën e trafikut të klandestionëve dhe Zaim Hysenbelliu në Tiranë, i arrestuar nga prokuroria në vitin 2014. Një emër tjetër është Nikolin Priska që dyshohet se ka qenë anëtarë i grupit ?Go-West?, që falsifikonte viza amerikane dhe 29 shtete të tjera. Një tjetër drejtues është Fuat Zaimi.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS