Tirana mikpret konferencën ballkanike për ujin, Veliaj: Kemi ndërmarrë projekte të rëndësishme

Report TV 2018-11-08

Views 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se prania e ekspertëve dhe politikbërësve evropianë në Tiranë është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar më shumë rreth menaxhimit të ujit dhe për t'i përkthyer dijet në projekte konkrete.

?Mezi pres që këto dije që morëm sot t?i përkthejmë në investime konkrete. Takova shumë kolegë nga Hungaria, Holanda dhe më vjen mirë që po mësojmë nga më të mirët. Është shumë kollaj të flasim për integrimin evropian, nëse nuk flasim për integrimin në këto projekte konkrete. Bashkëpunimi me vende që janë lider sot në BE, për mënyrën se si menaxhojnë ujin është kyç. Më vjen mirë që këto platforma kthehen në një mundësi për të bërë më shumë biznes dhe më shumë bashkëpunim?, theksoi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë listoi më tutje një sërë projektesh të mëdha të ndërmarra nga ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve, si dhe ndërtimin e një linje të dedikuar për furnizimin me ujë të pijshëm i zonës së Unazës së Re, Yzberishtit dhe Kasharit.

?Në Bashkinë e Tiranës kemi filluar një seri ndërhyrjesh me kolegët hungarezë, me të cilët kemi një bashkëpunim të shkëlqyer. Kemi filluar dy ndërhyrje të rëndësishme për qytetin tonë: së pari, për dyfishimin e të gjithë kapacitetit në zonën e Bovillës, ku kemi shtuar filtrimin, e mandej për të lidhur një linjë direkte në disa nga zonat me banorë të rinj të Tiranës, duke nisur nga Sheshi ?Shqiponja?, deri te Fabrika e Mielit, që njihet si zona e Unazës së Re; një zonë e cila në letra ka 7 mijë banorë, por në realitet është 70 mijë banorë?, tha Veliaj.

Veliaj theksoi se gjatë këtyre 3 dekadave është pesëfishuar numri i popullsisë në kryeqytet e për rrjedhojë edhe nevoja për ujë. Ai tha më tej se një nga mësimet më të rëndësishme ka qenë depolitizimi i ndërmarrjeve të Ujësjellësit, duke e rikthyer në eficencë. ?Uji është mall komercial, jo mall politik; shpeshherë në rajonin tonë kjo është ngatërruar. Është trajtuar si një mall politik dhe shumë prej Ujësjellës-Kanalizimeve janë kthyer në ndërmarrje ku ?parkohen? militantët, me një eficiencë shumë të ulët pune. Më vjen mirë që kjo ka nisur të ndryshojë dhe besoj se këtu duhet të mësojmë që ujin ta trajtojmë, së pari, si një mall komercial, që ka vlerë në treg, që ka një kosto prodhimi?, nënvizoi ai.

Share This Video


Download

  
Report form