Veliaj në Lozanë: Tirana si qendër rajonale e Ballkanit, projekte të përbashkëta për kulturën

Report TV 2018-05-12

Views 0

Pas këndeve të lodrave në çdo lagje, Tirana do të nisë një fushatë tjetër për shtimin e terreneve sportive. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë dy ditore në Lozanë, qendra boterore e komitetit olimpik dhe 55 federatave botërore të sportit, me ftesë të kryebashkiakut Grégoire Junod, me qëllim rritjen e shkëmbimit të eksperiencave dhe mundësive të bashkëpunimit midis dy qyteteve.

Gjatë takimit me homologun e tij në Lozanë, kryebashkiaku Veliaj tha se Tirana synon të kthehet në një qendër rajonale të Ballkanit. ?Duam ta kthejmë Tiranën në një qendër rajonale të Ballkanit, ku shumë prej korporatave dhe institucioneve ndërkombëtare të sjellin selitë e tyre. Më vjen mirë që kemi hedhur disa hapa konkrete në bashkëpunimin me qytetin e Lozanës sepse duam të mësojmë nga më të mirët, sidomos në fushën e aktiviteteve sportive?, tha Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form