Pjesa e DYTE E 5 Nentor Detaje të reja janë zbuluar për misterin e zhdukjes së Afrim Vërçës, i denoncuar si i humbur që prej nëntorit të vitit 2017 në Greqi. Rasti i tij u denoncua në studion e emisionit ?Pa gjurmë?, ku familja hodhi hije dyshimi se dijeni për zhdukjen e Afrimit kishte direkt kunati i tij, Edisoni.
Më herët, në ?Pa gjurmë?, familja dhe bashkëshortja e Afrim Vërçës kanë thënë se kontakti i fundit me të ka qenë në muajin nëntor të 2017-ës. Bashkëshortja, madje tha se Afrimi gjatë kohëve të fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.
Ndërkohë që nga Greqia, mbrëmjen e sotme në ?Pa gjurmë?, ka folur live Agim Vërça, vëllai i Afrimit. Agimi ka thënë se njeriu i fundit që e ka kontaktuar atë është kunati i tij, Edisoni.