Shokët e qelisë së Ilia Karelit: Gardiani na e nxinte jetën, mund ta kishim vrarë edhe ne

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Gardiani që Ilia Kareli vrau më 27 mars 2014 në burgun e Malandrinos i kishte nxirë jetën jo vetëm atij por edhe të burgosurve të tjerë shqiptarë dhe jo vetëm.

Dy prej miqve të Karelit, Kastriot Kolndreu dhe Flaurent Gjoça të cilat kanë ndarë me të ditët e burgut, thonë se gardiani sillej keq me ta, madje njëri prej tyre thotë se mund të kishte qenë ai autori i vrasjes së gardianit, pasi ia kishte nxirë jetën.

Flaurent Gjoça, 33 - vjeçari nga fshati Bajkaj, personi që ka jetuar dy vite në burgun e Malandrinos me Kudret Kumen, i njohur në Greqi me emrin Ilia Kareli, në një intervistë për Ora News tregon se si e ka njohur ai Kudretin.

Kudreti, ka thënë Flaurenti me lotë në sy, ishte njeri i mirë, i dashur dhe i respektuar, që e donte shumë lirinë por që nuk arriti dot ta prekë atë i mbajtur fort nga kthetrat e Malandrinos.

"Mjerë ai shqiptar që mplekset në burgje e greqisë. Gjithcka pret në burgje. I kam parë shqiptarët në qelitë e burgut grek" thotë Kastriot Kolndreu.

" Kryegardiani Cironi ishte ai që krijonte me dëshirë provokime me të burgosurit. Nëse do të kisha mundësi do të merrja hak për Kudretin, vëllanë tonë" shton djaloshi nga Bajkaj, Flaurent Gjoça.

Share This Video


Download

  
Report form