Bashkia e Tiranës vijon me sukses zbatimin e projektit për shfrytëzimin e shkollave si qendra komunitare në kryeqytet. Edhe të rinjtë dhe të rejat e zonës së Kombinatit mund të shfrytëzojnë terrenet sportive dhe mjediset e shkollës ?Kongresi i Manastirit? për aktivitete kulturore dhe sportive gjatë orëve të pasdites dhe në fundjavë.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi standardet e punimeve, ndërsa theksoi rëndësinë që po i kushton bashkia edukimit të fëmijëve.
Më vjen mirë që projekti që kemi përqafuar për Njësinë 6 të na ecë sa më mbarë edhe në shkollat e tjera. Kemi filluar tek ?Betim Muço?, po vijojmë këtu, do të vazhdojmë edhe në shkolla të tjera. Unë e di që ndoshta është pak përtesë të dalin e të sjellin fëmijët në sport, por besoj se nuk ka investim tjetër më të rëndësishëm për karakterin e fëmijëve pas orës së mësimit se sa marrja me sport.
Kryebashkiaku Erion Veliaj