Shkolla Ahmet Gashi hap dyert si qendër komunitare - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-06-29

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të rinjtë që jetojnë në njësinë 11 në Laprakë kanë tashmë një tjetër mundësi argëtimi. Shkolla Ahmet Gashi gjatë gjithë verës do të qëndrojnë e hapur, si një mundësi ku mund të ushtohen sporte të ndryshme.



?Sa bie zilja e mësimit, shumica e këtyre terreneve boshatisen. Në një Tiranë me 1 milion banorë, me kaq shumë të rinj, a e kemi luksin që t?i lëmë të pashfrytëzuara? Mezi pres që tani që kemi hapur 62 palestra, të kemi gjithashtu edhe një kampionat mes 62 skuadrave rinore. Në qoftë se i gjithë qyteti i Tiranës përfshihet nga kjo valë sportive, do të kemi një qytet shumë herë më të mirë nga ai që kemi sot. Ndoshta nga e gjithë Lapraka do spikasim 5-6 talente, por 60 të tjerët, do mësojnë si të jenë qytetarë më të mirë të Tiranës. Për një kryetar bashkie, interesi më i madh është te këta të fundit, jo te sporti elitar, sepse pyetja është: A kemi qytetarë elitarë? E kemi në dorë vetë?.



Kryetari i bashkisë Veliaj e shfrytëzoi këtë rast për tu bërë thirrje prindërve që ti regjistrojnë fëmijët në kurse sportive. Sipas tij kjo është zgjidhja e vetme për ti mbajtur larg basteve apo kafeve.



?Sa më shumë prindër që i sjellin fëmijët të merren me sport, aq më pak fëmijë do të kemi nesër në pikat e basteve, nëpër kafene. Një mënyrë për të shmangur që kjo gjeneratë, të mos ketë fatin e gjeneratave të mëparshme, është t?i sjellim në kurse të tilla?, tha Veliaj, teksa vlerësoi edhe stafin e mësuesve dhe të trajnerëve që po përhapin një kulturë të re në kryeqytet, duke sjellë masivizimin e sportit tek të rinjtë.



Veliaj tha se nisma e bashkisë synon te evidentoje edhe talentet e reja ne sporte te ndryshme.

Share This Video


Download

  
Report form