Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
3 vite pas lançimit të projektit ?Shkolla si qender komunitare? duket se kanë filluar të duken edhe punët e para. Nga gjimnazi ?Andon Zako Çajupi? ministrja e arsimit Linidta Nikolla tha se nga ky projekt kanë përfituar 126 shkolla dhe janë ndërtuar 43 terrene sportive.
I iniciuar rreth tre vite më parë projekti i ?Shkollës qendër komunitare? projekti i së ardhmes dhe transformimi i ambientit të shkollës në një mjedis, jo vetëm mësimi por edhe edukimi mbetet një prej prioriteteve ambicioze të ministrisë së Arsimit e Sporti. Në kuadër të këtij projekti u zhvillua aktiviteti ?Ditët e hapura? në gjimnazin ?Andon Z. Çajupi?. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e pranishme në aktivitet theksoi se ky projekt është shoqëruar më investime të shumta duke përfshirë ndërtimin dhe rikonstruksionin e 126 shkollave dhe 43 terreneve sportive.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/shkolla-qender-komunitare-nikolla-kemi-investuar-ne-126-shkolla/