Filmi ?Stray? me regji të Dustin Fenely prezantohet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë. Në qendër të tij, janë dy personazhe të cilët krijojnë një lidhje intime mes tyre. Pasi kanë humbur vendin që u takon në shoqëri mbështesin njëri-tjetrin për të ecur përpara. Protagonistja e filmit (Grace) vjen nën lojën e artistes së njohur Arta Dobroshi, e cila për ?Report Tv? rrëfen dashurinë e saj për filmin, edhe për njerëzit, kudo ndodhen
"Toka është një qytet i madh. Unë në Shqipëri ndihem si në shtëpinë time gjithkund ku jam në botë, se toka është një qytet i madh. Veçse në Shqipëri ndihem shumë rehat, se kam pasur gjyshen nga Tirana. Këto ditë që po eci rrugëve, po e ndihej rrugën gjithkund prezencën e saj, që është me mua."-ka thënë ajo.
Për Dobroshin ky film është filmi i dashurisë. Por, ajo nuk heq dorë as nga mbrojta e zërit të emigrantëve
Unë flas kur e ndiej. Ajo që është me rëndësi që e them unë, është që për çdo njeri në botë ti këtu, apo iku tjetër, më së pari jemi në tokë, automatikisht e shikojmë se jemi nga vendi i njëjtë. Unë jetoj në tokën e quajtur toka, se kështu nuk ke dallim nga dikush që është në Amerikë, Francë, Rusi, Kosovë apo në Shqipëri. Shikon se si të gjithë njerëzit janë të mirë edhe ta duan të mirën. Kështu kthehesh tek e mira dhe tek ajo gjë që e kemi të përbashkët, që jemi njerëz dhe jetojmë në planetin e njëjtë që udhëtojmë bashkë. Kjo të bën që të ndihen mirë ngado.
Arta Dobroshi, aktore