Report TV - PD-LSI kërkojnë shkarkimin e Arta Markut, KLP: Nuk është në kompetencën tonë

Report TV 2019-02-22

Views 0

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) shpalli moskompetencë ndaj kërkesës së partive opozitare PD-LSI, për shkarkimin e Kryeprokurores, Arta Marku. Në mbledhjen e këtij Këshilli u deklarua se ky vendim nuk është në kompetencat e tij dhe se shkresa për shkarkimin e Kryeprokurores duhet të marrë përgjigje nga Komisioni i Disiplinës.

Në një deklaratë për mediat Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi nuk dha komente për institucionin kompetent për shqyrtimin e kërkesës së opozitës, ndërkohë që deklaroi se përgjigja është dhënë në shkresën e cila bëhet publike ditën e nesërme.

Grupet parlamentare të PD dhe LSI depozituan në datë 29 Janar një kallëzim penal për kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku, për shkelje ligjore në zgjedhjen e Bujar Sheshit anëtar të KLP-së i cili ka rezultuar se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

KLP zgjodhi drejtuesit e rinj të Prokurorisë

Përmes një votimi unanim Altin Dumani u caktua përkohësisht si drejtues në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda. Ky vendim erdhi pasi pasi KPK shkarkoi Artan Bajmanin pasi ky i fundit nuk kaloi sitën e vetingut.

Prokurorja Rozeta Qirjaqi u caktuan me shumicë votash në pozicionin e drejtueses në Prokurorinë e Apelit Korçë. Ndërkohë u miratua me 7 vota pro, 4 kundër, caktimi i prokurorit Ardjan Nezha për të dytën herë në Prokurorinë e Pukës.

Share This Video


Download

  
Report form