Xing me Ermalin/ Pyetja e Kejvines ben per te qare te dashuren e Nas Daily (Video)

RTV KLAN 2018-11-04

Views 21

Nas Daily është ndër të rinjtë që në një periudhë shumë të shkurtër ka fituar famë të madhe. Ai udhëton në të gjithë botën dhe realizon video 1 minutëshe për të promovuar shtete të ndryshme.
Sot ai ishte i ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? sëbashku me të dashurën e tij Alina dhe Arbër Hajdarin e ?Fundjavë Ndryshe?. Siç është bërë traditë tashmë velina e emisionit Kejvina Kthella i bën të ftuarve pyetje pikante.
?Ti udhëton shpesh, si gjenë kohë për të dashurën?? ishte pyetja që bëri fillimisht Kejvina, por kjo pyetje u ndryshua nga drejtuesi i Emisionit Ermal Mamaqi i cili i kërkojë asaj të pyes Nas nëse udhëtimet i bën për të takuar vajza. Kjo ishte pyetja që bëri për të qarë në emision të dashurën e Nas e cila e shoqëron atë kudo. Ajo tha se u ndje e ofenduar dhe shtoi se shteti shqiptar ka probleme me respektimin e femrës.
Kejvina Kthella: Kur shkon nëpër udhëtime, a shkon për të takuar vajza?
Nas: Jo
Kjo është shumë e papërshtatshme. E di që jemi në Shqipëri dhe ju jeni duke e tejkaluar. Ajo nuk e tha diçka të tillë. Shteti juaj ka një problem me respektimin e femrave.
Kjo është për të qeshur.
Alina: Kjo nuk është për të qeshur
Nas: E dashura ime është këtu dhe ne jemi duke folur për femrat. Më vjen keq.
Ermal Mamaqi: Ishte një pyetje idiote...
Nas: Ska problem
Alina: Po ka. Në Shqipëri femrat trajtohen si objekte dhe marrin më pak para.
Ermal Mamaqi: Kjo pyetje ishte për Nas jo për ty.
Alina: Ju të vini në siklet me diçka të papërshtatshme. Po të ishit intiligjentë nuk do ishit kaq ofendues./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form