Xing me Ermalin/ Pyetja e sikletshme e Belindes per Jonida Vokshin

RTV KLAN 2019-05-29

Views 1

Ashtu siç edhe është traditë në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan velina Belinda Dragoti bën një pyetje të sikletshme për personazhet e ftuar.
Në mes të intervistës, e shumë të pathënave velina hyri në studio dhe pyeti moderatoren Jonida Vokshi për gënjeshtrën e fundit që i ka thënë burrit të saj. Moderatorja u përgjigj duke thënë se gënjeshtra e fundit që i kishte thënë producentit Besnik Krapi, me të cilin së shpejti do të martohet, ishte se nuk do të fliste shumë për të gjatë emisionit ?Xing me Ermalin?. Ajo shtoi se Besniku është natyrë që nuk do të jetë pjesë e mediave, por pavarësisht kësaj pranoi se nuk mund të rrinte pa folur për të.
Ermal Mamaqi: Jemi gati për pyetjen e sikletshme dhe vjen një vajzë që ecën me siklet ngaqë është pyetja e sikletshme. Belinda?
Belinda: Më thuaj kush është gënjeshtra e fundit që i ke thënë burrit tënd?
Ermal Mamaqi: Po prit se kjo nuk e ka burrë akoma? E ka si burrë atë, por që do ta ketë më vonë.
Jonida Vokshi: Gënjeshtra më e fundit që unë i kam thënë është që sot në emision tek Ermali do flas shumë pak për ty. Besniku është natyrë që nuk do të jetë pjesë e mediave, ka profesionin e vet, është pak i mbyllur në ato mendimet e tij që unë i respektoj sepse edhe unë nuk kam shumë dëshirë të prononcohem. Kjo ishte gënjeshtra, por ndërkohë nuk mund të rrija pa folur./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form