Pas konfirmimit të lajmit se do të largohej nga emisioni ?Xing me Ermalin? në Tv Klan, Kevina Kthella zbuloi se projekti i saj i radhës do të jetë jashtë Shqipërisë. Ajo tha se do të zhvendoset në Milano të Italisë ku sipas saj gjëra të bukura po e presin.
Ajo nuk dha detaje lidhur me punën e re, por drejtuesi i emisionit, Ermal Mamaqi tha se së shpejti Kejvinën do të keni mundësi ta ndiqni në një prej kanaleve më të fuqishëm italianë.
Ermal Mamaqi: A mund të na thuash se ku do të shkosh?
Kejvina Kthella: Do iki në Itali, në Milano. Diçka e bukur po më pret.
Ermal Mamaqi: Të gjithë ju që keni mundësi të shikoni kanalet italiane do t?iu them që do ta shikoni shumë shpejt Kejvinën në një kanal të fuqishëm. Ti po largohesh në mes të sezonit dhe unë duhej të të hidhja në gjyq, por nuk do ta bëj. Por dua të them se për këtë vajzë është e pamundur të kesh ndjenja negative. Ajo është shumë pozitive dhe unë dua ta falenderoj edhe në emër të stafit që e kishim kolege. Mund të them me bindje të plotë se kam fituar një mike të mirë tani dhe të falenderoj që ishe pjesë e jetës time./tvklan.al