Rashel Kolaneci ishte e ftuara e radhës sot në emisionin ?Xing me Ermalin?. Largimi i saj u përfol gjatë në media dhe rrjetet sociale, por sot vetë ish-velina tregoi ballë për ballë moderatorit Ermal Mamaqi arsyen e largimit nga ky emision.
Me humor Rashel tha se arsyeja e largimit ishte se një i tretë hyri mes tyre.
Ermal Mamaqi: Ike vetë ti apo të hoqi njeri?
Rashel Kolaneci: Jo, ne na hyri një i tretë në mes
Ermal Mamaqi: Të ka marrë malli për tavolinën, për mua?
Rashel Kolaneci: Pse të më marrë malli për tavolinën? Mua më merr malli për ndonjë frymor këtu, jo për tavolina.
Ermal Mamaqi: E ndjek emisionin?
Rashel Kolaneci: Po varet kush është i ftuar.
Ermal Mamaqi: Ç'mund të thuash për të hedhur baltë mbi këtë emision?
Rashel Kolaneci: Ta marrin vesh të gjithë një herë e mirë, unë ika sepse Ermali më bëri atë pyetjen: A e bën çiçin në dush? Dhe nuk vuri shenjën +18.
Ermal Mamaqi: Ai Ermali si sillej me ty?
Rashel Kolaneci: Vetëm një gjë mund të them, edhe pse ishte shenja e dashit, qeshte si dele.