Koreografi Albi Nako po ashtu rrëfeu në ?Xing me Ermalin? se arsyeja se përse nuk sakrifikoi karrierën dhe të shkonte në Itali tek Klaudia ishin pikërisht për prindërit e tij. Nako tha se është djalë i vetëm dhe nuk do të lejonte që prindërit e tij të qëndronin vetëm në shtëpi.
?Kjo është pyetje me vend. Rrugëtimi dhe sakrifica e Klaudias, padyshim nuk kishte asnjë lloj kuptimi të kthehej këtu. Ma kanë thënë edhe të tjerë këtë. Unë jam djalë I vetëm, jam rritur me shumë sakrifica dhe dashuri nga prindërit e mi që sot janë në një moshë të thyer dhe unë për asnjë motiv në këtë jetë nuk do lejoja që prindërit e mi të jenë të braktisur në atë shtëpi. Kjo ka qenë arsyeja?, tha koreografi.