Një delegacion i policisë greke ka mbërritur në Tiranë për të kërkuar informacion nga policia shqiptare në lidhje me vrasjen e ekstremistit Kacifas të dielën e kaluar në Gjirokastër.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka pritur delegacionin e policisë greke, ndërsa sipas njoftimit të shpërndarë për mediat ka shkëmbyer informacion mbi operacionin ku mbeti i vrarë Kacifas.
Veliu ka njoftuar grekët me dinamikën e operacionit pas pretendimeve që janë ngritur në vendin fqinj.
Ndërkohë që janë ndalur nga policia e Gjirokastrës dy grekë për veprime të dyshimta. Pasi janë marrë në pyetje nga policia më pas janë lenë të lirë.