Deklaratë e Ardi Veliut, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Daily VIDEO 2017-10-22

Views 13

22/10/2017

Finalizohet operacioni “Muzgu”

Në datë 21 Tetor 2017, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në “Pyllin e Zenelajve”, ndërmjet Fushë Prezës edhe Valiasit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, tuneleve dhe ambienteve të tjera kanë konstatuar vende të përshtatuara për kultivim, të shpërndarë në formë të çrregullt ku u konstatuan në total 220 bimë të dyshuara narkotike e llojit Cannabis Sattiva dhe 146 Kg bimë e dyshuar narkotike e llojt Canabis Sattiva,e futur në thasë, e cila gjendej në thellësinë e një tuneli.

Në kuadër të operacionit “Muzgu”, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbi vlerësimin e situatës dhe marrjen e masave të menjëhershme është bërë i mundur identifikimi, gjetja, kapja dhe arrestimi në flagrancë i 7 shtetasve dhe procedohen në gjendje të lirë për 10 shtetas të tjerë si më poshtë:
1. Nexhmi Kallari, 48 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit

2. Mariglen Kallari, 23 vjeç, lindur në Kamëz dhe banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit

3. Rexhino Kallari, 24 vjeç, lindur në Tiranë banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit
4. Gazmir Sala, 45 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës

5. Bledar Sala, 26 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës

6. Denaldo Sala, 26 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës

7. Mehmet Domi, 18 vjeç, banues në Vorë, Tiranë ndihmës

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lire 10 shtetas.

Shtetasit e sipërpërpërmendur që procedohen në gjendje të lirë janë personat e punësuar nga shtetasit e ndaluar nga Shërbimet e Policisë, me qëllimin e punimit të parcelës dhe përpunimit të bimës së dyshuar narkotike dhe përgatitjes për tregtim përkundrejt përfitimit të shumave monetare.

Në cilësinë e provës material janë sekuestruar:

• 220 rrënjë bimë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva
• 146 kg bimë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva
• Një automjet furgon e markës Ford, i cili shërbente për transportimin e punëtorëve
• 25 aparate të ndryshme telefonike

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale”Prodhim dhe shitje të lëndë narkotike”, “Kultivim I lëndëve narkotike” dhe “Mos kallzimi i krimit”, parashikuar nga Nenet “283/2, 284/2 dhe 300 të Kodit Penal.

Nga ana e shërbimeve policore po punohet për zbardhje e plotë dhe hetimin e gjithanshëm të kësaj veprimtarie kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia e Shtetit po vijon punën për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, e në këtë kuadër fton edhe qytetarët të telefonojnë në numrin 112 kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Share This Video


Download

  
Report form