TIRANE - Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka ndërhyrë dhe në kryeqytet për prishjen e disa objekteve të paligjshme.
Pronarët e objekteve, të cilat ishin njoftuar prej disa ditësh për prishjen e tyre, prej orëve të para mëngjesit nisën nga boshatisja e godinave për t'i hapur rrugë prishjes.
Ndërhyrja e INUK për prishjen e 2 objekteve në rrugën "Myslym Shyri" pranë Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit nuk pati incidente, ndërsa ky operacion sipas zyrës së shtypit të INUK do të vazhdojë dhe në zona të tjera të Tiranës.