'Babalja', Basha thirrje prokurorëve: Arrestoni Ardi Veliun, merrni të pandehur Taulant Ballën

Report TV 2018-10-15

Views 0

IRANË-Lulzim Basha përcolli mesazhe të ashpra në një deklaratë për shtyp nga selia e PD, për çështjen "Babalja", kur tha se ka prova që implikojnë zyrtarët e lartë të shtetit në fabrikimin nga prokuroria të dëshmitarit të rremë, sipas tij, Fredi Alizoti.

Ai kërkoi nga prokurorët që të refuzojnë urdhrat e Arta Markut e Donika Prelës dhe të lëshojnë fletë-arreste për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, Drejtorin e Policisë së Fierit si dhe t'i heqin imunitetin dhe të marrin të pandehur kryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Basha kërkoi edhe nisjen e hetimeve ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Pas Bashës, ka reaguar edhe vetë Balla, i cili paralajmëron se sapo të kthehet nga takimi në parlamentin Europian, do të dorëzojë një padi të re për kryedemokratin Lulzim Basha dhe Florenc Hoxhën, ish-policin pranë PD që intervistoi Fredi Alizotin.

Share This Video


Download

  
Report form